Mijëra amerikan do të vdesin për shkak të një veprimi të Trump’it

PUBLIKUAR

Dy mjekë të Harvardit të cilët me dekada kanë hulumtuar lidhjen në mes të mortalitetit dhe ndryshimeve në sigurimin shëndetësor konstatojnë se heqja e “Obamakerit” do të ishte fatale.

Dr. David Himmelstein dhe Steffie Woolhander, profesorë në Universitetin e Nju Jorkut dhe në shkollën e medicinës në Harvard konsiderojnë se heqja e ligjit të Obama’s për shëndetësi do të shkaktonte deri në 43.956 raste të vdekjes në vit, transmeton gazetametro.net.

Ata theksojnë se në çdo 455 të sëmurë në disa shtete, së paku një jetë do të shpëtohet duke falënderuar këtij sigurimi, sepse njerëzit kanë më në fund mundësi të vizitojnë mjekun.

Në Arizonë, Mejn dhe Nju Jork është rritur numri i të rriturve me sigurim shëndetësor të moshës prej 20 deri në 64 vjeç.

Mjekët siç transmeton gazetametro.net nuk pajtohen që ligji të zëvendësohet me një të ri siç synon të bëjë Donald Trump, sepse kjo do të sillte deri te rritja e numrit të rasteve të vdekjes.

Më herët këtë muaj, Senati ka aprovuar rezolutën me të cilën i heqë gjashtë pika nga ligji i Obama’s duke përfshirë edhe atë se njerëzit e ri të jenë të siguruar nëpërmes të prindërve të tyre deri në moshën 26 vjeçe.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...