Microsoft Edge “po rrëmben” disa nga përdoruesit e Google Chrome

PUBLIKUAR

Google Chrome ka qenë shfletuesi më i popullarizuar prej vitesh, por konkurrenca duket se dalëngadalë po rikthehet në këmbë.

Meqenëse Microsoft refuzoi Internet Explorer dhe lëshoi ​​​​një Edge të ridizajnuar, i cili bazohet në Chromium, kjo strategji mund të shpërblehet mirë për kompaninë.

Sipas statistikave të fundit nga kompania analitike Statcounter, Chrome është i vetmi shfletues i internetit që ka humbur pjesën e tregut gjatë muajit të kaluar.

Kështu, Chrome kishte një “peshë” prej 64.4% në nëntor (krahasuar me 65.27 për qind në tetor). Nga ana tjetër, Edge regjistroi rritje.

Sigurisht, Chrome është larg rrezikut për të humbur pjesën më të madhe të tregut dhe është ende shfletuesi më dominues.

Në vendin e dytë për sa i përket pjesës së tregut është Safari (19%), i ndjekur nga Edge (4.19%) dhe Firefox (3.91%). /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...