Michelle Obama ishte njëra nga kritiket në të ashpra të Donald Trumpit gjatë fushatës parazgjedhore në SHBA, por zonja e parë nuk kishte qëndruar zgjuar për ta shikuar republikanin Trump teksa e shpall fitoren natën e zgjedhjeve.
Ajo ka thënë për magazinën “People” se kishte vendosur të flinte gjumë, e jo t’i priste rezultatet, transmeton Express.
“Shkova në shtrat. Nuk më pëlqen ta shikoj përmbylljen politike; kurrë s’e kam bërë,” ka thënë zonja e parë në një intervistë me bashkëshortin e vet, presidentin Barack Obama.
Gjatë fushatës, Michelle doli të ishte njëra nga përkrahëset më të mëdha të Hillaryit, duke e kundërshtuar ashpër Trumpin për gjuhën që përdorte kundër grave.


