Metodë super e lehtë për zbardhjen e duarve, përmes losionit të përgatitur në shtëpi

PUBLIKUAR

Shumë njerëz përjetojnë ton të pabalancuar të lëkurës, gjë që nuk është edhe aq e dëshirueshme.

Kjo dukuri mund të shfaqet zi rezultat i ekspozimit të tepët në diell apo përdorimit të tepërt të produkteve të ndryshme. Prandaj, shumica e njerëzve kërkojnë ndihmë në kremat për zbardhjen e lëkurës apo produktet tjera të ngjashme, transmeton Telegrafi.

Por, këto produkte janë të mbushura me kimikale të ndryshme dhe ofrojnë efekt të përkohshëm. Kjo është arsyeja se përse ekspertët rekomandojnë të përdorni ilaçe natyrale për zbardhjen e lëkurës.

Më poshtë e keni një ilaç të tillë, i cili përgatitet shumë lehtë dhe sjell efekte të pabesueshme.

Përbërësit:

– Dy lugë gjelle mjaltë

– Tri lugë gjelle lëng portokalli

– Një lugë gjelle sheqer

– Disa rriska limon

Merrni një tas dhe shtoni mjaltën, lëngun e portokallit dhe sheqerin në të. Përziejeni produkt për disa minuta dhe aplikojeni pak në duar. Pastaj, merrni një copë limon dhe fërkojeni në lëkurë për pak minuta.

Pasi ta keni përfunduar këtë, pastrojeni dorën apo duart dhe shikoni rezultatet! /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...