Mesut Ozil në bisedime të avancuara me klubin nga MLS-ja

PUBLIKUAR

Mesut Ozil është në bisedime të avancuara me klubin nga Shtetet e Bashkuara, DC United, për t’iu bashkuar asaj në MLS në janar.

Raportohet se klubi nga MLS-ja ia ka ofruar një marrëveshje joshëse ish-përfaqësuesit të Gjermanisë, e cila përfshin edhe zgjerimin e markës së tij “M10” nëpër Shtetet e Bashkuara, transmeton Gazeta Express.

Arsenali e ka lënë Ozilin jashtë listës së futbollistëve për pjesën e parë të sezonit 2020/21 dhe ai nuk ka stërvitur bashkë me skuadrën në javët e fundit, por i veçuar.

Menaxheri i Ozilit, Erkut Sogut, ka lidhje të ngushta me shefin ekzekutiv të DC United, Sam Porter, i cili ndikoi edhe në transferimin e Wayne Rooney në këtë klub nga Evertoni në verën e vitit 2018.

Është e qartë se Ozil nuk ka të ardhmen në Arsenal dhe ai e ka zhvilluar ndeshjen e fundit për topçinjtë pothuajse para një viti.

Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta konfirmoi ditë më parë se do të ketë largime të shumta nga Emirates gjatë këtij muaji dhe Ozil mund të jetë njëri prej tyre

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...