Mesut Ozil arrin marrëveshje trivjeçare me Fenerbahçen

PUBLIKUAR

Mesut Ozil ka arritur marrëveshje trivjeçare me Fenerbahçen, sipas mediave turke, e cila mund t’i japë fund karrierës së tij në Arsenal hiç më larg se në këtë afat kalimtar.

Trajneri Mikel Arteta e ka lënë Ozilin jashtë skuadrës së Arsenalit për të gjitha garat në pjesën e parë të sezonit 2020/21, gjë që e ka bërë shumë të mundshëm largimin e tij nga Emirates, transmeton Gazeta Express.

Transmetuesi turk NTVSpo raportoi mëngjesin e sotëm se ish-përfaqësuesi i Gjermanisë ka rënë në ujdi me klubin nga Superliga e Turqisë, vetëm 24 orë pasi u raportua se klubi i MLS-së DC United i kishte bërë ofertë Ozilit.

Ozil pritet t’i bashkohet Fenerit menjëherë në një marrëveshje deri në verën e vitit 2024.

Ozil iu bashkua Arsenalit më 2013 dhe ishte njëri prej lojtarëve me më ndikim gjatë një periudhe kur klubi i fitoi tre trofe në FA Cup.

Por ai është përzënë nga ekipi që prej sezonit të kaluar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...