Mësuesja i dënoi nxënësit duke i bërë qull në shi (Foto)

PUBLIKUAR

Në një shkollë fillore në Staffordshire të Anglisë, një mësuese e paemëruar i ka dënuar nxënësit duke i detyruar të qëndrojnë në shi të rrëmbyeshëm – për 20 minuta.

Meqenëse disa prej tyre nuk janë sjellë mirë para se të niste ora mësimore, ajo ka vendosur që t’i dënojë të gjithë, transmeton Telegrafi.

Por, pasi uniformat e fëmijëve pikonin ujë dhe ata kishin ftohtë, mësuesja i ka liruar që të shkojnë në shtëpi.

Prindërit nuk e kanë marrë mirë këtë dënim, duke e konsideruar të tepruar, ndaj kërkojnë të ndërmerren masa ndaj mësimdhënëses.

“Fëmija erdhi duke u dridhur; mërdhinte nga të ftohtit. Me shumë vështirësi ia hoqa rrobat që i ishin ngjitur për trupi”, ka thënë një nënë lidhur me rastin.

“Jetojmë në një Britani moderne, e jo në Guatemalën e prapambetur. Këto dënime janë të papranueshme dhe kërkojmë ndëshkimin e saj”, është shprehur një prind tjetër. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...