Mësuesi nga Lipjani që akoma po e pret shtatorin, Rasim Hasani: Është ekzekutivit paraprak

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Shtatorin ëndërronte ta priste përpara nxënësve. Por kjo ëndërr tash gjashtë vite nuk u bë realitet për Elmi Dragushën nga fshati Bardhosh i komunës së Lipjanit, të cilit iu mohua e drejta e të qenit mësimdhënës.

I diplomuari në Universitetin e Prishtinës, në fakultetin Filozofik, dega Filozofi –Sociologji, pretendon se i është bërë e padrejtë nga ana e drejtorisë së Arsimit në komunën e Lipjanit lidhur me konkursin për mësimdhënës në këtë komunë.

Madje ai edhe e ka paditur komunën e Lipjanit për shkelje lidhur me këtë rast, duke e fituar rastin edhe në Gjykatën Supreme, shkruan GazetaFjala.com

I kontaktuar nga LipjaniNews.com, Drejtori i Arsimit në Lipjan, Rasim Hasani ka thënë se vendimi për këtë person është bërë nga ekzekutivi i kaluar, dhe se është bërë përzgjedhja e gabuar në atë kohë.

“Është një vendim i vitit 2010, në momentin qe kemi marruar vendimin e gjykatës ne si drejtori e kemi zbatuar, dhe personi që bëhet fjalë, ka filluar që të punojë, por nuk është vendim i këtij ekzekutivi, por i ekzekutivit paraprak, është bërë përzgjedhja e gabuar në atë kohë” tha Hasani

1.Dragusha thotë se në qershor të vitit 2010 ka konkurruar për titullin e profesorit të lëndëve filozofike në këtë komunë.

Pavarësisht se ka hyrë në listën e ngushtë dhe është treguar i suksesshëm, ai  nuk mundi ta plotësojë ëndrrën e tij prej profesori.

“Komisioni është formuar dhe na ka intervistuar, përzgjedhjën  e kanë bërë në mënyrë joligjore, duke tentuar të shpall konkurs kinse publik, ajo ka shpall konkurs për militantët e vet politik. Gjatë kësaj përzgjedhje unë jam anashkaluar nga Drejtoria e Arsimit, ndërsa dy kandidatë tjerë janë përzgjedh profesor në shkollën “Ulpiana”.

2.

Dragusha ka paraqitur padi ndaj Komunës së Lipjanit me numrin e lëndës C. Nr.294/2010, datë 25.05.2012, me të cilën është refuzuar kërkesëpadia e paditësit, dhe që ka kërkuar të përsëritet konkursi. Gjykata e shkallës së dytë me aktgjykimin CA. Nr.360/2012 ka refuzuar ankesën e paditësit dhe e ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së lartë që është përmendur edhe më lart.

Kundër aktgjykimit të shkallës së dytë ka ushtruar revizion për shkak të shkeljeve thelbësore të dispozitat të LPS-së dhe zbatimit të gabuar të së drejtës materiale.

3..

Me propozim që këto dy aktgjykime të prishen dhe lënda të kthehet në rigjykim. Gjykata Supreme me revizionin me aktvendimin rev.nr. 39/2014 ka pranuar si të bazuar revizionin e paditësit  dhe ka prishur dy aktgjykimet e shkallës së parë dhe dytë dhe lëndët e ka kthyer në rigjykim.

Por ai nuk u dorëzua në kërkim të drejtësis.

“Jam detyruar të ngre padi për të refuzuar përzgjedhjen e kandidatëve. Të gjithë edhe pse me vonesë e kanë shqyrtuar ankesën në gjykatë, me pa të drejt e ka refuzu padinë time. Pas këtij rasti, fundi i erdh me refuzimin e ankesës sime dhe ngrita një revizion pranë Gjykatës Supreme dhe gjykata për një kohë jashtëzakonisht të shkurtër vendosi në favor tim dhe lëndën e kthej pranë Gjykatës në Lipjan”, ka thënë pretendenti për profesor në Lipjan, Elmi Dragusha.

Kthehet nga Gjermania për të punuar në Kosovë

Me shpresën se në Kosovë do të gjente një punë më të mirë, Elmi Dragusha u kthye në Kosovë nga Gjermania ku kishte punuar për një kohë të gjatë.

“Para luftës unë kam qenë në shtetin e Gjermanisë, atje e kam fituar të drejtën për punë me të gjitha sigurimet tjera. U ktheva në vendin tim dhe pa të drejtë më cenohet e drejta e punës”, thotë Dragusha.

Ai thotë se nuk do të ndalet deri sa drejtësia të zë vend.
4.“Unë po pretendoj që komuna do ti zbatojë obligimet e saja ligjore që I ka lidhur me këtë rast”,ka thënë ai.

Ndërkohë që Gazeta Fjala ka provuar që të marrë edhe ndonjë përgjigje nga ana e komunës së Lipjanit, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur./GazetaFjala/
5.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...