Barcelona u ul në aeroportin e Valladolid me Leo Messin por u ngrit pa yllin argjentinas. Jashtëtokësori i futbollit kishte valixhen me vete dhe nuk u kthye me pjesën tjetër të skuadrës.
Ai ka filluar pushimet e Krishtlindjeve duke udhëtuar për në Argjentinë në aeroportin e Valladolidit. Leo nuk ka dashur të humbas asnjë minut të vetme të pushimeve dhe ka marrë rrugën menjëherë për në vendlindjen e tij.
Leo do të jetë në Argjentinë deri me datë 27 dhjetor, para se të kthehet për ndeshjen ndaj Eibar që zhvillohet me 29 dhjetor./Indeksonline/


