Messi në siklet, pyetet nëse do të largohet nga Barcelona…

PUBLIKUAR

Në kokën e Lionel Messit janë disa çështje për t’u zgjidhur brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Kontrata me Barcelonën skadon pas 6 muajsh, ndërsa argjentinasi nuk dëshiron që ta vazhdojë atë.

Verën e kaluar, Messi e njoftoi klubin katalunas se dëshironte largimin, por kjo nuk ndodhi.

33-vjeçari sot ka dhënë një intervistë për televizionin spanjoll La Sexta, duke rrëfyer për kohën e vështirë që kaloi gjatë verës.

“Tani jam mirë, por duhet ta pranoj se verën e kaluar kalova kohë të vështira”, shprehet Messi.

Pyetjes se a do të largohet Messi në përfundim të sezonit ai është përgjigjur: “Jam duke kaluar mirë për momentin dhe dua të fokusohem në fitimin e trofeve. Klubi ka kaluar po ashtu një kohë të vështirë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”.

/Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...