“Messi në PSG 100%”

PUBLIKUAR

Mungon vetëm zyrtarizimi, pasi tashmë të gjithë raportojnë se Leo do të luajë në Paris Saint Germain sezonin që tashmë ka nisur në Francë.

Të gjitha rrugët e dërgojnë Lionel Messin në PSG.

Khalifah bin Hamad Al Thani, anëtar i familjes që zotëron PSG-në, presidenti i të cilit është Nasser Al Khelaifi, dhe vëllai i Emirit të Katarit, edhe njëherë ka qenë aktiv në rrjetin social “twitter”.

Ai kësaj radhe është përgjigjur pas emisionit të El Chiringuitos kushtuar Lionel Messit, se ku do të vazhdojë karrierën 34-vjeçari.

Al Thani ka reaguar në “twitter” dhe ka thënë edhe njëherë: “Messi në PSG 100%”.

Pra gjithçka duket e kryer, vetëm arritja e marrëveshjes përfundimtare dhe kompletimi i dokumentacioneve për ta lajmëruar atë në Ligue 1 po e shtyn zyrtarizimin e Leos te Parisi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...