Messi mungon në stërvitje, paraqitja e tij në finale mbetet ende enigmë

PUBLIKUAR

Ende mbetet e paqartë nëse Lionel Messi do të jetë në gjendje të paraqitet në finalen e së dielës në Superkupën e Spanjës kundër Athletic Bilbaon.

Argjentinasi humbi seancën stërvitore të Barcelonës sot, çka bëri të rriteshin zërat se nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen finale pas dy ditëve.

Messi nuk luajti në fitoren e së mërkurës ndaj Real Sociedadit dhe është e vështirë të dihet nëse Ronald Koeman do ta rrezikojë atë në finale.

Është planifikuar një tjetër seancë stërvitore për nesër, e cila do të jetë përcaktuese për fatin e Messit në këtë finale. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...