Messi i vetëm e mposht Bolivinë, shënon hat-trik

PUBLIKUAR

Argjentina ka fituar me lehtësi mbrëmë ndaj Bolivisë me rezultat 3:0, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Ishte Lionel Messi që shkëlqeu mbrëmë duke shënuar të gjithë golat e vendasve, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht, Messi realizoi në minutën e 14-të të ndeshjes, një gol të bukur nga distanca, shkruan Gazeta Express.

Goli i dytë i Messit dhe Argjentinës erdhi në minutën e 64-të të ndeshjes.

Dy minuta para fundit të ndeshjes, Messi kompletoi hat-trikun.

Me këtë fitore, Argjentina merr pozitën e dytë në renditje me 18 pikë, gjashtë më pak se Brazili.

Ndërkohë, Bolivia mbetet e parafundit me vetëm gjashtë pikë nga nëntë ndeshje. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...