Messi e Griezmann mund ta “anulojnë” transferimin e Depay te Barcelona

PUBLIKUAR

Forcimi i repartit të sulmit ishte njëri nga prioritetet e trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman për afatin kalimtar të verës dhe po ashtu edhe tash në janar.

Memphis Depay ishte i preferuari i Koemanit, por me performancat e larta të Antoine Griezmann dhe Lionel Messit në vitin 2021, transferimi i holandezit mund të mos realizohet, shkruan Gazeta Express.

Edhe Messi edhe Griezmann e kanë startuar në mënyrë të mirë vitin e ri. Kapiteni i Barcelonës ka shënuar katër gola në dy ndeshjet e fundit, kurse Griezmann realizoi dy herë në ndeshjen e fundit ndaj Granadas në La Liga.

Kombinimi dhe përshtatja e mirë e Messit me Griezmannin, e po ashtu edhe me Pedrin mund t’ia pamundësojë ardhjen e Depay në “Camp Nou”.

Edhe financat mund të jenë një problem për klubin e Barcelonës për të afruar lojtarë. Pandemia i ka goditur rëndë dhe klubi ka pësuar humbje qindra milionëshe.

Por, mbetet të shihet se cilët do të jenë hapat që do të ndërmirren në këtë afat kalimtar nga klubi blaugran. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...