Messi dhe De Jong rrezikojnë të mos luajnë në El Clasico

PUBLIKUAR

Barcelona ka arritur në momentin vendimtar të sezonit në formë të shkëlqyeshme me mundësinë për të siguruar dopietë në LaLiga Santander dhe Copa del Rey, por për ta bërë këtë ata kanë nevojë për lojtarët e tyre kryesorë në dispozicion.

Me El Clasicon vetëm tre ndeshje larg, dy nga lojtarët kryesorë të Ronald Koeman janë vetëm një karton të verdhë larg pezullimit.

Frenkie de Jong dhe Lionel Messi aktualisht janë të dy me katër kartonë të verdhë, një larg nga pezullimi për një ndeshje, por kanë qenë në zemër të krijimit dhe shënimit të golave.

Të dielën, Barcelona përballet me Real Sociedad dhe pas pushimit ndërkombëtar do të përballet me Real Valladolid.

Nëse ndonjëri shmang një karton të verdhë në San Sebastian, por më pas ndëshkohet në ndeshjen kundër Real Valladolid, ata do të humbasin El Clasicon e madhe. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...