Mësohet data kur do të del në shitje Genesis GV80

PUBLIKUAR

Genesis ka gjetur një moment shumë të mirë, për ta nxjerrë në shitje këtë makinë

Për një kohë të gjatë, Genesis ka bërë të ditur se GV80, do t’i bashkëngjitet linjës së makinave SUV, transmeton Telegrafi.

Kjo makinë me dy ose tri radhë, që mund të porositen si opsion, do të jetë një rival i fuqishëm për BMW X5 dhe Audi Q7.

Javën e kaluar, e kemi parë se si duket kjo makinë, e cila fillimisht del në shitje në Kore, në fund të këtij muaji. Tashmë, është mësuar edhe data, se kur do të lansohet në Shtetet e Bashkuara, si dhe në tregje të tjera.

Super Bowl që zhvillohet më tre shkurt, është aktiviteti sportiv gjatë ë cilit do të reklamohet Genesis GV80, ndërsa më pas do të hidhet menjëherë në treg.

Ky aktivitet shikohet nga 100 milionë njerëz, ndërsa reklamimi në të është shumë i shtrenjtë, por të efektet e reklamës janë të mëdha dhe shitjet pritet të jenë shumë të kënaqshme.

Në përgjithësi, Genesis GV80 pritet të jetë një makinë shumë e kërkuar në treg, sepse ka motor të fuqishme me 3.0 litra që prodhon 278 kuaj fuqi, ndërsa ka edhe dukje shumë të mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...