Mësohet çmimi për të cilin Interi pranon të heqë dorë nga Lukaku

PUBLIKUAR

120 milionë euro, kjo është shifra marramendëse që mund ta shtyjë Interin ta lërë të largohet Romelu Lukakun.

100 milion euro plus Marcos Alonso, kjo ishte oferta e parë e Chelsea për Romelu Lukakun.

Tani mësohet se Blutë mund të shtojnë edhe 20 milionë euro të tjera, ofertë që do të ishte vështirë e refuzueshme nga Interi.

Kampionët e Italisë kanë nevojë për para dhe nga ana tjetër do të bënin figurë të mirë nëse vetë Romelu Lukaku do të shtynte për t’u rikthyer te Chelsea.

Kuptohet që oferta e bërë e ka vënë Interin në pozitë, madje në Itali raportojnë se po mendojnë edhe për lëvizjet në sulm nëse Lukaku shitet te kampionët e Europës.

Njëri prej tyre është Duvan Zapata, një sulmues që e njeh mirë Serie A dhe garanton gola.

Atalanta, që është pranë afrimit të Tammy Abraham, mund të heqë dorë nga sulmuesi i tyre.

Tjetri është Joaquin Correa, të cilin trajneri Simone Inzaghi e njeh mirë për shkak se e ka pasur nën urdhra gjatë kohës që drejtonte Lazion. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...