Mësohen emrat e drejtorëve të rinj të disa klinikave

PUBLIKUAR

Dejan Dokiq është drejtori i ri i Klinikës për Pulmologji, ndërsa Goran Petrovski do të udhëheq me Klinikën për Endokrinologji. Ndryshime do të ketë edhe në 30 institucionet tjera shëndetësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve A1, Sofija Pejkova do të jetë drejtoreshë e re e Klinikës për Kirurgji Plastike, e cila do të vijë në vend të Smilja Tuxharova. Ndërsa në vend të Lidija Çevreska në Klinikën për Hematologji do të ulet Irina Panovska.

Drejtoreshë e re në Klinikën për Gjinekologji në vend të Marija Haxhi Lega, do të jetë Viktorija Jovanovska. Kurse drejtor i ri në Klinikën në Kozle do të jetë Angellço Andonovski, i cili do ta zë vendin e Aspazija Sofijanova.

Zv.ministri i Shëndetësisë, Goce Çakarovski, njoftoi se gjatë ditës së sotme do të emërohen drejtorë në 33 institucionet shëndetësore, ndërsa deri në fund të javës do të ketë edhe ndryshime tjera kadrovike.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...