Mesic zbulon detaje të takimit Tudjman-Milosevic: Si u pajtuan për ndarjen e Bosnjës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesic, ka bërë të ditura detaje të takimit ndërmjet ish kryetarit të Kroacisë,  Franjo Tudjman me ish presidentin serb Slobodan Milosevic, të cilin e kishte iniciuar vetë pak para se të niste lufta, transmeton GazetaMetro.net

Ai ka thënë se në vitin 1990, kur ishte anëtar i kryesisë RFJ’së, ishte takuar me kolegun serb Slavko Dokmanovic, të cilit i kishte thënë se duhet parandaluar konflikti.

“E pyeta nëse Serbisë i duheshin serbët në Kroaci. Përgjigjja ishte jo. E pyetja nëse Serbisë i duhej territor i Kroacisë, ai u përgjigj me jo. E cfarë u duhet, e pyeta? Më tha se u duhej 63 përqind e territorit të Bosnjës e Hercegovinës. Ky territor, më tha ai, ka qenë dhe duhet të mbetet i serbëve”, ka thënë Mesic për bisedën me Dokmanovic.
Me këtë rast i kishte propozuar që të takoheshin të dy, dë bashku me Franjo Tudjman dhe Slobodan Milosevic, për të zgjidhur problemet.

“E thirri Milosevicin dhe ai menjëherë u pajtua”, kujton Mesic në intervistë për Jutranji List. Unë ia dërgova propozimin Tudjmanit, dhe ai u pajtua që takimi të mbahet në janar të vitit 1991.

Tudjman e Milosvic në takimin e parë me njëri tjetrin në Karadjordjevo
Siç tregon Mesic, në takim kishin marrë pjesë vetëm Tudjman me shefin e kabinetit Hrvoje Sarinic. Me tu kthyer nga takimi i Karadjordjevo’s, Tudjman kishte takuar udhëhqesit tjerë të Kroacisë dhe u kishte sqaruar propozimin e Milosevic.

“Nëpër tavolina kishim qaj, kafe e pije tjera. Tudjman tha të pastroheshin menjëherë tavolinat dhe kërkoi të nxirreshin hartat. Na tregoi çfarë i kishte thënë Milosevic: Franjo, ti merre Cazin, Kaldusa’n e Bihac’in. Këto nuk më duhen mua, kjo është ‘Kroacia turke’”, rrëfen Mesic.

“Unë e pyeta Tudjmanin se çfarë do thotë Alia (Izetbegovic) për këtë. Përgjigja e tij ishte: Përse të pyesim Alia kur të pajtohen gërshërët serbe e kroate. Unë i thash: Dëgjo, kjo atëherë do të thoshte luftë. Më tha: Po çfarë luftë, kjo do të thotë të shmangësh luftës. Pas kësaj, Tudjman shkoi edhe në takimin e dytë me Milosevic”, ka thënë ai.
Sipas Mesic, Tudjman nuk kishte thënë se kishte pranuar marrëveshjen por vërehej se ishte shumë i kënaqur me propozimin e Milosevic.

Mesic ka bërë të ditur se Tudjman nuk e kishte ftuar në takimin ku do të raportohej pas takimit të dytë me Milosevic, andaj edhe nuk e di çfarë marrëveshje ishte arritur aty.
“Sidoqoftë, nga takimi i parë me propozimin e Slobodan Milosevic për ndarjen e Bosnjes, ai (Tudjman ishte shumë i kënqur”, ka thënë Mesic.

 

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...