Meshkujt kur gjenden në afërsi të femrave, “hanë si kafsha“

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Derisa femrat kur janë në shoqëri të meshkujve hanë “sikur ndonjë zog”, meshkujt mbase janë të programuar ngjashëm andaj hanë “si kafshë“, ndërsa femrat në afërsi, bëjnë pak hulumtim amerikan

Në shoqëri me femra të cilat u pëlqejnë, meshkujve u shtohet apetiti. Nëse nuk besoni, kushtoni kujdes se sa hani herën tjetër kur në darkë jeni me ndonjë bukuroshe, sepse me siguri do të ngopeni së ngrëni.

Deri te ky konkludim kanë ardhur hulumtuesit e Universitetit në Kornvel, duke vëzhguar 150 njerëz të cilët kanë ngrënë në një restorant italian, parim i të cilit është “çdo gjë që mund të hash”.

Kur “eksperimentuesit” përfunduan racionin, plotësuan anketën dhe theksuan se a janë të ngopur dhe si janë ndier gjatë ngrënies, transmeton Telegrafi.

Konkludimi është ky: femrat kanë ngrënë të njëjtën sasi ushqimi, pa marrë parasysh se me kë kanë qenë ulur. Mirëpo, meshkujt jo. Kur kanë qenë në shoqëri të damave të cilat kanë dashur t’i impresionojnë, kanë ngrënë 93 për qind më shumë pica dhe 86 për qind më shumë perime sesa kur kanë ngrënë kur kanë qenë me pjesëtarë të gjinisë së tyre.

Autori i studimit, Kevin Kniffin, thotë se meshkujt hanë për t’u dëshmuar. Kështu që në mënyrë të pavetëdijshme sinjalizojnë përparësinë e vet biologjike, gjë që është paradoksale, sepse marrja e pandërprerë dhe e tepruar e ushqimit tregon tipin i cili femrave nuk u është atraktiv.

d624132b4edbdbf7d73408f32b212164

Mirëpo, me apetit të mirë meshkujt u dërgojnë sinjale femrave që janë të përshtatshëm dhe tolerantë ndaj ndryshimeve.

Reklama

Megjithatë, ata të cilët shpesh dalin në takime, studiuesit i këshillojnë që të jenë të vetëdijshëm për këtë, në mënyrë që të kontrollohen dhe t’i shmangen shtimit të peshës trupore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...