Meshkujt duhet të ejakulojnë 21 herë brenda muaji për tu mbrojtur nga kanceri i prostatës

PUBLIKUAR

Meshkuj, le të flasim pak për shëndetin e prostatës! Shëndeti i prostatës është çështje e ndjeshme, por e rëndësishme për të gjithë meshkujt anë e mbanë botës. Gjëndra e cila e prodhon spermën normalisht se është shumë e rëndësishme, por çrregullimet në këtë zonë janë tejet të zakonshme mes meshkujve mbi moshën 50 vjeçare. Një prostatë e zmadhuar mund të shkaktojë urinime të shpeshta dhe dhimbje, ndërsa kanceri i prostatës tani është lloji i tretë i kancerit më të zakonshëm te meshkujt amerikanë, transmeton Telegrafi.

Por, si mund të rregullohet kjo?

Gjërat si ushqimi i shëndetshëm, ushtrimet fizike dhe kontrollet e shpeshta te doktorët janë mënyra më efektive për ta mbajtur prostatën të shëndetshme. Sidoqoftë, së fundmi është zbuluar edhe një metodë tjetër nga hulumtuesit e Universitetit të Harvardit.

Në artikullin e publikuar në revistën “European Urology”, thuhet se nivelet e larta të aktivitetit seksual mund ta zvogëlojnë rrezikun e kancerit të prostatës.

Për këtë konkludim, studimi kishte monitoruar shprehitë seksuale të mbi 32.000 meshkujve dhe kishte vendosur se ata të cilët kishin ejakuluar më shpesh kishin qenë më pak të prirë të vuajnë nga kanceri i prostatës.

Por, sa herë duhet të ejakuloni brenda muajit për ta shmangur këtë lloj kanceri? Paneli i hulumtuesve besojnë se numri magjik është 21-shi.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...