Meshkuj, a keni problem me rënien e flokëve? Qepa është miku më i mirë në këtë betejë!

PUBLIKUAR

Njëjtë sikur xhenxhefili, është plotësisht e sigurt ta përdorni edhe qepën për parandalimin dhe rritjen e flokëve, pasi që ndihmon në këto procese duke mos shkaktuar ndonjë efekt anësor apo alergji.

Vlen të ceket se trajtimi me qepë nuk e sjell të njëjtin rezultat si trajtimet tjera të kushtueshme përmes ndërhyrjeve të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Qepët janë të pasura me sulfur, dhe lëngjet e bëra nga qepët nëse aplikohen në skalp apo kombinohen me ilaçe tjera kundër rënies së flokëve e përmirësojnë qarkullimin e gjakut tek skalpi

Veç kësaj, sulfuri ndihmon në prodhimin e indeve kolagjene që janë të domosdoshme për rritjen e flokëve.

Pra, duke e pasur parasysh që flokët rriten nga gjëndrat e flokëve në skalp, rritja e furnizimit të gjakut në skalp i sjell vlera ushqyese më të mira gjëndrave dhe promovon rritjen e flokëve.

Veç kësaj, sulfuri i cili gjendet në lëngun e qepëve ka veti anti-bakteriale që parandalojnë rritjen e kërpudhave dhe baktereve në skalp, gjë që e zvogëlon mundësinë e rënies së flokëve për shkak të atyre infeksioneve.

Lëngu i qepëve ndihmon edhe në rritjen e forcës të flokëve dhe parandalon hollësimin e tyre.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...