Mesfushori i Unitedit e shtyu në mënyrë të çuditshme Bruno Fernandesin në një incident gjatë ndeshjes ndaj Evertonit

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi e siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Carabao Cup, pas fitores së vështirë ndaj Evertonit në Goodison Park, falë golave të vonshëm të Edinson Cavani dhe Anthony Martial.

Ekipi vendas mbështetej nga 2.000 tifozë, të cilët ishin të zhurmshëm, ndërsa skuadra e tyre e zemrës nuk u dorëzua deri në fund.

Gjatë ndeshjes ndodhën disa incidente kundërthënëse, duke përfshirë dy vendime të rëndësishme në mungesë të sistemit VAR.

Fillimisht, Richarlison e lëndoi kokën pas një përplasjeje të rrezikshme me Eric Bailly dhe dukej sikur e humbi vetëdijen.

Ndërsa disa minuta më pas, Cavani e kapi për fyti Yerry Minan, ndërsa kolumbiani u rrëzua në tokë. Sidoqoftë, uruguaiani i shpëtoi kartonit të kuq.

Një tjetër moment që ka nxitur reagime të tifozëve të Unitedit në rrjetet sociale, ishte zënka ndërmjet Nemanja Matic dhe Bruno Fernandes.

Mesfushori serb e shtyu kolegun e tij portugez dhe më pas filloi t’i bërtiste trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dhe pjesës tjetër të bankës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...