Mesazhi thumbues i Solskjaer për Cristiano Ronaldon

PUBLIKUAR

Ole Gunnar Solskjaer e ka thumbuar Cristiano Ronaldon.

CR7 raportohet se është shumë shumë afër transferimit te Manchester City i Pep Guardiolës.

Për shkak të historisë që ka shkruar me Manchester United, për gjashtë sezone ku ka bërë 292 paraqitje dhe ka shënuar 118 gola, Solskjaer thotë se ai po gabon.

Një legjendë që ka luajtur për Unitedin, sipas Solskjaer s’mund të shkojë te rivali më i madh, te rivali historik, Manchester City.

 

 

“E di që jemi profesionist, por kur luani për Manchester United ju s’mund të shkoni te Manchester City”, u shpreh Solskjaer.

Fabrizio Romano nga Italia raporton se Ronaldo zyrtarisht i ka kërkuar Juventusit që ta shesin dhe Zonja e Vjetër është duke pritur ofertën e Cityt.

Në anën tjetër, Jorge Mendes po punon për të arritur marrëveshje personale me Cityn, për një kontratë 31 milionë euro neto në sezon. Dilema mbetet kontrata një vjeçare, apo deri më 2023. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...