Mesazhi i treshes së Real Madridit: Do të rikthehemi së shpejti

PUBLIKUAR

Madridi po kalon nëpër një krizë lëndimesh në këtë periudhë të sezonit, por janë tre lojtarë të tij që ndihen optimistë për t’u rikthyer sa më parë.

Eden Hazard, Rodrygo dhe Fede Valverde janë optimistë së do të rikthehen pa humbur kohë, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi brazilian dhe mesfushori uruguaian e shpërndan në rrjetet sociale një fotografi të kësaj treshe.

“Do të rikthemi së shpejti”, shkroi Rodrygo.

Derisa është e vërtetë se riaftësimi i tyre po ecën mirë, asnjëri prej tyre nuk do t’ia dalë të rikthehet në kohë për ndeshjen e Real Madridit kundër Atalantës të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Trajnerit Zinedine Zidane do t’i duhet t’i thërrasë disa lojtarë nga ekipi i të rinjve për udhëtimin në Itali, për shkak të krizës me lëndime.

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...