Mesazhi i radhës i Pochettinos për Mbappen

PUBLIKUAR

PSG është duke bërë të pamundurën që ta mbajë Mbappen.

Mauricio Pochettino ka konfirmuar edhe njëherë se Paris Saint Germain po punon “natë e ditë” për ta bindur Kylian Mbappen që të qëndrojë në Paris.

Lojtari është joshur me idenë që të luajë në klubin e fëmijërisë, Real Madrid, por PSG ka gati milionat që do ta bënin atë lojtarin më të paguar të Parisit.

“Mbappe? Llogaris në Mbappen, PSG llogarit në të dhe shpresoj ta kemi me ne edhe për shumë vite”, tha ai.

Mbappe është pjesë e PSG-së që nga viti 2017 kur u mor nga Monaco fillimisht në formë huazimi dhe më pas në vitin 2018, PSG pagoi për 22-vjeçarin 180 milionë euro.

Për katër sezone, ai ka bërë 123 paraqitje dhe ka shënuar 106 gola. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...