Mesazhi i anëtarit të ekipit negociator ukrainas për rusët para takimit

PUBLIKUAR

Mykhailo Podoljak, negociatori dhe këshilltari ukrainas i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, i bëri thirrje Rusisë që t’i ndalojë sulmet ndaj civilëve, përcjell Gazeta Express.

“Për pak minuta, ne do të fillojmë të flasim me përfaqësuesit e një vendi që beson seriozisht se dhuna e përhapur kundër civilëve është një argument në anën e tij. Provoni se nuk është kështu”, tha Podoljak në një video të postuar në Twitter.

“Gjithashtu, do të doja që të mos i kushtoni vëmendje të gjitha këtyre falsifikimeve me emra si Yanukovych, Boyko apo disa të tjerë, që duan të emërojnë si përfaqësues special të Ukrainës, si Muraev apo Kiva. Gjithçka do të jetë ashtu siç do Ukraina. Ne kemi treguar tashmë se Ukraina fiton”, tha ai.

Mihajlo Podoljak pozvao Rusiju da prestane s napadima na civile
Mihajlo Podoljak pozvao Rusiju da prestane s napadima na civile
00:00
/
00:38

 

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...