Mesazh urimi me rastin e Fitër Bajramit, nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan Zaim ef. Baftiu

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Mesazh urimi me rastin e Fitër Bajramit, nga
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan Zaim ef. Baftiu

بسم الله الرحمن الرحيم – Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Falënderimet tona të pakufishme i takojnë Zotit të madhëruar, i cili besimtarëve iu jep mundësi për përfitime, falje e mëshirë. Përshëndetjet tona ia dërgojmë më të mirit të njerëzve Muhamedit a.s familjes së tij të pastër e fisnike, dhe shokëve të tij besnik.
Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra, bashkatdhetarë kudo që gjendeni, sot e përmbyllim këtë muaj të mëshirës e begatisë së madhe, ku besimtarët duhet të krenohen me të arriturat që kanë fituar tek Zoti i madhëruar. Agjërimi, Namazi, lutjet, leximi i kuranit, bamirësia, respekti ndërvëllazëror, që shoqëruan ditët e netët e muajit të bekuar, janë vepra me një shpërblim të madh nga Allahu i cili ka premtuar se : “ Agjërimi është për mua dhe për agjëruesit kam një shpërblim të veçantë”

Në emër timin e në emër të KBI Lipjan, iu uroj Fitër Bajramin, me lutjet që Allahu të i pranoj të gjitha adhurimet, e veprat e mira, me shpresë që të kemi arritur synimin e Agjërimit, siç thotë Krijuesi: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. (Bekare, 183). Devotshmëria si qëllim i agjërimit është orientim i jetës me kujdes, maturi e sjellje të lartë të moralit në raport me Zotin dhe respekt e dashuri ndaj njerëzve.

Agjërimi dhe veprat e mira, kanë rezultat jetën e mirë dhe qetësinë shpirtërore
“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre”.(Enahl, 97).
Të dashur agjërues e vepërmirë!
Festa e Bajramit na thërret në unitet, në dashuri, bamirësi, Ramazani na mësoi që të jemi edhe më të lidhur mes vete, të mos përçahemi, ti duam njerëzit, të kujdesemi për fëmijët, prindërit, familjen e mbarë shoqërinë.

Të nderuar vëllezër e motra!
KBI Lipjan, edhe në këtë muaj me Imamët tanë nga secila Xhami, Departamentin e Gruas dhe të gjithë punëtorët, ishim afër besimtarëve, duke komunikuar fjalët dhe porositë e larta të fesë sonë. Mësuam e edukuam shumë fëmijë që vijuan mësim besimin. Organizuam shumë aktivitete e ligjërata edukative.
Përmes Shoqatës “Bereqeti”, ndihmuam rreth 1000 familje skamnore , në mesin e tyre jetimë, persona me aftësi të kufizuara, pleq e persona të vetmuar. Sot do I gëzojmë edhe fëmijët me dhurata simbolike.
Kemi obligim që për bamirësit tanë të lutemi që Allahu të I shpërblejë, dhe siç kanë gëzuar të varfëritë, Allahu ti gëzoj ata në këtë dhe botën tjetër.

Besimtarë të nderuar!
Ju porosis që në këto ditë festive të shfaqim, dashurinë, bashkimin, tolerancën, e mirëkuptimin në mes nesh.
Lutemi që të keni shëndet të mirë, të arritura në jetë, begati të mëdha nga Krijuesi!
Zoti e ruajt Popullin dhe Vendin tonë!
Gëzuar Fitër Bajramin kudo që gjendeni!

SHIKO MË SHUMË

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...