Merret vendimi:Do të mbahet Testi i Arritshmërisë për klasët e 9-ta

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh), ka organizuar sot një takim me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe drejtorët e departamenteve të MASh, ku ka marrë pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj.

Ministri Likaj i njoftoi të pranishmit me dy vendimet që janë marrë për pezullimin e mësimit përgatitor për Test të Arritshmërisë në shkolla dhe organizimin e mësimit online (mësim në distanë) për maturantët, si përgatitje për Testin e Maturës.

 

 

Ministri theksoi se këto vendime janë marrë në bashkëpunim të ngushtë me MSh, IKShP dhe Kolegjiumin e Drejtorëve Komunalë të Arsimit, ndërsa theksoi se takimi i sotëm është ftuar me qëllim që të propozohen zgjidhje rreth mbajtjes së këtyre dy testeve, për shkak të rrezikshmërisë së përhapjes së infeksionit.

Po ashtu, ministri Likaj përmendi faktin se sot MSh ka bërë publik Manualin për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19 dhe theksoi se të gjitha vendimet që mund të merren duhet t’i përshtaten kërkesave të reja që dalin nga ky Manual dhe koha deri data e mbajtjes së Testit të Arritshmërisë është shumë e shkurtër.

Megjithatë, drejtorët e DKA-ve kërkuan që të mbahet Testi i Arritshmërisë dhe me kërkesë tyre u vendos që ky test të mbahet, pasi që drejtorët u deklaruan se komunat i kanë mundësitë që të zbatojnë masat mbrojtëse të kërkuara nga institucionet kompetente.
Gjatë takimit, u diskutua edhe për përgatitjet që janë bërë për Testin e Maturës dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, megjithatë u konstatua se vendimet do të merren konform rrethanave pandemike.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...