Merkeli dhe Makroni ia kërkojnë Rusisë lirimin e marinarëve ukrainasë

PUBLIKUAR

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë kërkuar nga Rusia që t’i lirojë marinarët ukrainasë, të cilët janë arrestuar muajin e kaluar.

“Ne kërkojmë kalim të sigurt, të lirë dhe të papenguar të të gjitha anijeve në Ngushticën e Kerçit dhe lirim të pakushtëzuar të të gjithë marinarëve ukrainasë, të cilët janë ndaluar në mënyrë joligjore”, thuhet në deklaratën e përbashkët të dy vendeve të fuqishme evropiane.

Moska i ka akuzuar 24 marinarët ukrainasë për kalim të paligjshëm të kufirit ujor të Rusisë. Në anën tjetër, Ukraina e ka akuzuar Rusinë për ushtrim të agresionit ushtarak përmes rrëmbimit të anijeve, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...