Merkel: Trump duhet të respektohet patjetër, është president i SHBA-së

PUBLIKUAR

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë sot se njerëzit duhet të tregojnë respekt të duhur për Donald Trumpin, për shkak se ai e mban postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, edhe pse ajo ka pikëpamje të ndryshme nga ai në disa çështje.

Merkel, e cila është duke bërë fushatë për një mandat të katërt në krye të shtetit gjerman në zgjedhjet nacionale të 24 shtatorit, ka refuzuar t’i përkulet presionit nga rivalët e saj nga Partia Socialdemokrate (SPD) për t’i rezistuar kërkesave të Trumpit për anëtarët e NATO-s që të shpenzojnë më shumë në mbrojtje, transmeton Express.

Si një atlantike e përkushtuar, Merkel e ka nënvizuar fuqinë e marrëdhënieve të Gjermanisë me Shtetet e Bashkuara madje edhe në kur i ka bërë të ditur dallimet në pikëpamjet politike.

“Nëse flasim për presidentin e Shteteve të Bashkuara, pavarësisht dallimeve në mendime që ekzistojnë, e di që ai triumfoi në një palë zgjedhje të vështira. Fitorja nuk iu rezervua në pjatë argjendti. Në fund, ai i fitoi zgjedhjet në përputhje me ligjin amerikan për zgjedhje dhe kjo do të thotë se ai është zgjedhur në mënyrë demokratike dhe për të duhet të tregohet respekt i duhur, pavarësisht se si i vlerësoj unë pikëpamjet e tij,” ka shpjeguar Merkel. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...