Merkel: Terrorizmi islamik mbetet sfida më e madhe

PUBLIKUAR

Terrorizmi islamik është sfida më e madhe që përballet Gjermania. Kështu ka thënë kancelarja Angela Merkel në urimin e saj për qytetarët për Vitin e Ri

Duke iu referuar sulmit vdekjeprurës me kamion në Berlin, i cili ndodhi nga një azilkërkues tunizian, ajo tha se i vjen të “pështirë” kur aktet e terrorit janë kryer nga personat që kanë kërkuar mbrojtje, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ajo tha se 2016 ka qenë një vit i “testeve të rënda”, mirëpo e bindur se Gjermani do t’i kapërcejë ato.

“Ju jeni vrasës të mbushur me urrejtje, dhe ju nuk e përcaktoni mënyrën se si ne duam të jetojmë. Ne jemi të lirë, të vëmendshëm dhe të hapur”, u ka thënë Merkel terroristëve

Nga sulmi i fundit në Berlin u vranë 12 persona, kur terroristi Anis Amri, çoi kamionin drejtë turmës së njerëzve në tregun e Krishtllindjes./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...