Merkel: Të mos mbështetemi përjetësisht te SHBA-ja

PUBLIKUAR

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u bëri thirrje anëtarëve të Bashkimit Evropian që të rrisin bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje dhe të mos mbështeten “përjetësisht” te SHBA-ja.

Komentet e saj, më 12 janar, vijnë në kohën e pasigurive në Evropë në lidhje me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, dhe angazhimin e tij ndaj lidhjeve transatlantike.

Merkel, megjithatë, nuk e ka përmendur Trumpin me emër.

“Jam e bindur se Evropa dhe BE-ja duhet të mësojnë që të marrin më shumë përgjegjësi në të ardhmen”, tha Merkel gjatë një vizite në Bruksel, raporton Evropa e Lirë.

Ajo kujtoi se Evropa përballet me sfida në rritje brenda kufijve dhe në rajonet fqinje, përfshirë migrimin, terrorizmin, luftën në Siri, dhunën në lindje të Ukrainës dhe varfërinë dhe urinë në Afrikë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...