Merkel – Putinit: Zbatoji marrëveshjet e Minskut nëse dëshiron që BE-ja t’ia heqë sanksionet Moskës

PUBLIKUAR

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është takuar sot me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në qytetin rus, Sochi. Ky ishte takimi i parë mes dy liderëve që prej vitit 2015.

Dy liderët kanë diskutuar rreth situatës në Siri dhe konfliktit në Ukrainë, transmeton Express.

Putin ka thënë se Rusia e dënon përdorimin e armëve kimike nga çdokush dhe se kërkon që të kryhet një hetim i plotë dhe i paanshëm ndaj sulmit me gaz të muajit të kaluar në qytetin sirian Khan Sheikhoun.

“Fajtorët duhet të gjenden dhe ndëshkohen. Por kjo mund të bëhet vetëm pas një hetimi të paanshëm,” ka thënë Putin.

Ndërsa, kanceralja gjermane Angela Merkel u ka bërë thirrje të gjitha palëve në konfliktin e Ukrainës që të punojnë rreth armëpushimit të parashikuar me akordet e Minskut, duke thënë se zbatimit i atyre marrëveshjeve mund të bëjë që BE-ja t’i heqë sanksionet ndaj Rusisë.

“Për mua qëllimi do të ishte arritja në një pikë ku zbatohen akordet e Minskut dhe ne mund t’i heqin sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë,” ka thënë Merkel./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...