Merkel godet rëndë Truqinë dhe Erdoganin

PUBLIKUAR

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se dëshiron t’iu japë fund bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.

Në një debat televizv me rivalin politik, Martin Schulz, Merkel tha se “është e qartë se Turqia nuk duhet të bëhet anëtare e BE-së”.

Ajo tha se do të bisedojë me liderët e tjerë evropianë për të vendosur nëse mund t’iu jepet fund bisedimeve të anëtarësimit.

“Nuk e shoh Turqinë anëtare; nuk kam besuar kurrë se kjo mund të ndodhë”, tha Merkel.

Tensionet midis Berlinit dhe Ankarasë kanë nisur të përkeqësohen pasi Gjermania ka kritikuar fuqishëm presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për shtypjen e disidentëve, pas përpjekjes për grushtshtet kundër qeverisë së tij, vitin e kaluar, raporton Europa e Lirë.

Së paku 12 shtetas gjermanë po ashtu janë në paraburgim në Turqi, nën akuza politike.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...