Merkel e kalon testin e madh, fiton zgjedhjet në Zarland

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Konservatorët e Angela Merkelit kanë forcuar pozitën e tyre si partia më e madhe, në zgjedhjet e mbajtura në shtetin e vogël të Zarlandit (Saarland), të dielën, duke i dhënë kancelares gjermane një shtytje të rëndësishme në përpjekjen e saj për të fituar një mandat të katërt në zgjedhjet nacionale të 24 shtatorit në Gjermani, kanë treguar ‘exit poll’-et.

Kristiandemokratët (CDU) e Merkelit kanë marrë 41 për qind të votave në Zarland, duke shënuar një rritje prej rreth 6 për qind nga zgjedhjet e kaluara atje më 2012, ka zbuluar një anketë e realizuar nga transmetuesi publik ARD, pas mbylljes së vendvotimeve.

Socialdemokratët (SPD) kanë fituar 29.5 për qind, duke shënuar rënie në krahasim me zgjedhjet e kaluara, kur patën marrë 30.6 për qind, raporton Reuters.

Sikurse Gjermania federale, Zarlandi aktualisht qeveriset nga ‘koalicioni i madh’ ndërmjet CDU’së dhe SPD’së, transmeton Gazeta Express.

Rezultati i sotëm ia pamundëson për pak CDU’së që të qeverisë e vetme në këtë shtet. SPD’së dhe ekstremistëve të majtë nga Die Linke, që kanë marrë 13 për qind, po ashtu u mungojnë votat e mjaftueshme për të formuar një koalicion majtist në kuvendin shtetëror. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...