Merkel alarmon Evropën për “tendencat agresive” të Iranit

PUBLIKUAR

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka bërë thirrje Evropës që “urgjentisht” të marrë masa për të luftuar aktivitetet “agresive” të Iranit në Lindje të Mesme.

“Tendencat agresive të Iranit nuk duhet të mbesin vetëm në nivel të diskutimeve, ne duhet të gjejmë zgjidhje urgjentisht”, ka thënë ajo më 21 qershor, pas një takimi me Mbretin e Jordanisë, Abduallah në Aman.

Merkel ka shtuar se derisa shtetet evropiane kanë shprehur vullent për të ruajtur paktin bërthamor që kanë me Teheranin nga viti 2015, ata janë të shqetësuar për programin e raketave balistike të Iranit, prezencën e tij në Siri dhe rolin që ka ky vend në luftën civile në Jemen.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka tërhequr vendin e tij nga marrëveshja bërthamore në muajin maj, e cila parasheh që Irani të frenojë aktivitetet bërthamore në këmbim të lirimit nga sanksionet.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë ka njoftuar sot se Mbreti Abdullah do të takojë Trumpin në Uashington më 25 qershor, përcjell REL.

“Presidenti Trump mirëpret konfirmimin e marrëdhënieve miqësore në mes të SHBA-së dhe Jordanisë. Liderët do të diskutojnë çështje që shqetësojnë të dyja palët, duke përfshirë terrorizmin, kërcënimin nga Irani, krizën në Siri dhe rrugën drejt arritjes së paqes në mes të izraelitëve dhe palestinezëve”, është thënë në deklaratë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...