Mërgim Lushtaku tregon se a është bërë deputet dhe sa vota ka marrë

PUBLIKUAR

Kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku, ka njoftuar në FB se sipas të dhënave që posedon ka arritur t’i mbledhë mbi 20 mijë vota nga qytetarët, në zgjedhjet e 11 qershorit.

Lushtaku thotë se vetëm në komunën e tij në Skenderaj ka marrurr rreth 45% të votave të përgjithshme.

Ai i ka siguruar votuesit e tij se do ta kryej me nder e profesionalizëm punën e deputetit, si dhe do të jetë zëri i tyre në Kuvend, shkruan Express.

Këtu mund ta lexoni postimin e plotë të tij:

Të nderuara motra dhe vëllezër, votues, të respektuar dashamirë e përkrahës,

Nga të dhënat prej terrenit, kam marrë konfirmimin se qytetarët e Kosovës ma kanë besuar votën e cila e kalon numrin e 20 mijëve.

Faleminderit për mbështetjen tuaj që të gjithëve! Faleminderit vendlindja ime, Skenderaj, që më keni dhënë nëntë mijë vota, diku 45% të votave të përgjithshme.

Faleminderit qendrave tjera të Kosovës, Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Drenas,Gjilan, Vushtrri dhe të gjithave qyteteve tjera të Kosovës, për pjesën tjetër të votave që kalojnë shifrën e 11 mijëve apo mbi 55% të numrit të përgjithshëm të votave që m’i keni besuar.

Ju shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim personal, të familjes dhe të rrethit tim të ngushtë për përkrahjen që më keni dhënë.

Suksesi dhe fitorja ime është sukses dhe fitore edhe e juaja! Besimin të cilin më keni dhënë, me tërë qenien dhe mendjen time do të mundohem ta dërgoj në vendin e duhur, duke e kryer detyrën e deputetit me nder, përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe njëherësh duke u bërë zëri përfaqësues i interesave të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

Besimin që ma keni dhënë përmes votës, të dashur e shumë të respektuar qytetarë anekënd Kosovës, e konsideroj si mision të shenjtë dhe kam shpresë që s’do t’u zhgënjej. Nuk do të kisha fytyrë t’u dilja më para nëse do ta bëj një gjë të tillë.

Uroj dhe shpresoj që Kosova sa më shpejtë të themelojë institucionet e reja pas zgjedhjeve fer dhe demokratike që u mbajtën, ku Sovrani e tha fjalën e tij, duke nxjerrë koalicionin PAN të parin në renditje, me përqindjen më të lartë, kësisoj duke i dhënë të drejtën kushtetuese e ligjore për mandatar të themelimit të institucioneve.

Është në interesin e shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve që mos të krijohen vonesa, për shkak të proceseve të rëndësishme të cilat e presin Kosovën. Është në detyrën tonë si deputetë që kemi marrë besimin e qytetarëve nëpërmjet votës, mos t’i dëshpërojmë edhe më tej.

Pa e zgjatur, të respektuar votues, faleminderit përzemërsisht!

Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj të mrekullueshëm !

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...