Mercedes tregon pjesë të makinës që e prezanton së shpejti

PUBLIKUAR

Ky sedan elektrik, pritet të jetë konkurrent i fuqishëm në treg

Javën që vjen, Mercedes e prezanton VISION EQS, që është makina e re elektrike, e cila vjen pas EQC SUV dhe furgoni EQV, që së shpejti hyn në prodhim, transmeton Telegrafi.

Para se ta shfaqë në tërësi, këtë model që është i ngjashëm me S-Class dhe do të rivalizojë me sedanin elektrik Porsche Taycan, Mercedes ka treguar disa pjesë të kësaj makine.

“Bukuri që zgjatë, e cila do ju pëlqejë. Detajet e para, të versionit të luksit të qëndrueshëm. Mercedes-Benz VISION EQS tërësisht elektrik, shfaqet më dhjetë shtator” thuhet shkurt krahas imazheve të shpërndara.

Në fotografi shfaqet grilli i ri Panamericana, por nuk shihen edhe dritat, në mënyrë që të bëhet krahasimin me modelet tjera nga kjo linjë, që është shumë e mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...