Mercedes prezanton veturën e bazuar në filmin Avatar – gjithçka brenda saj është “futuristike”

PUBLIKUAR

Gjiganti gjerman Mercedes ka prezantuar një veturë unike elektrike, e cila gjatë prodhimit është frymëzuar nga filmit Avatar i regjisorit amerikan James Cameron.

Bëhet fjalë për Mecedes-Benz AVTR (advanca vision transportation) që është plotësisht elektrik dhe ka mundësi të lëviz para, pas dhe anash dhe nuk ka timon. Ajo është e mbuluar nga dritaret dhe ekranet gjigante të shpërndara me elegancë nëpër instrument tabelë, transmeton Telegrafi.

Vetura përdorë sensorë biometrik me qëllim që të ketë ndërveprim mes shoferit dhe veturës, pikërisht sikurse në filmin Avatar. Ky koncept ndoshta mund të shërbej si model për modelet e ardhshme të S – Class, kjo për faktin se brenda posedon teknologjinë më të avancuar.

Ndërveprimi me sistemin e veturës gjithashtu bëhet ndryshe nga veturat tjera. Derisa vozisni, shoferi e vë dorën mbi një pajisje që lidhet me trupin dhe në një farë forme në bazë të çdo lëvizje të dorës reagon vetura.

Gjithçka që është e vendosur në këtë veturë komunikon me shoferin në mënyrë shumë natyrale edhe pse mund të tingëllojë si diçka hiperbolizuese, por një gjë e tillë funksionon.

Drejtori i Mercedes-Benz, Ola Kallenius ka nuk dhënë detaje për këtë veturë që pothuajse të gjithëve ua ka zgjuar kureshtjen në veçanti të atyre që ishin prezent në ngjarjen kur edhe u prezantua.

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...