Mercedes prezanton SUV-in elektrik EQB

PUBLIKUAR

Në auto-sallonin aktual të qytetit kryesor të Bavarisë, është ekspozuar edhe një SUV elektrik nga Mercedes.

Bëhet fjalë për Mercedes EQB i cili përmes një prezantimi virtual u prezantua këtë pranverë, kurse tani ky SUV po prezanton edhe versionin elektrik të modelit konvencional GLB, transmeton Telegrafi.

Gjatësia e veturës është 4.684 mm, e blerësit do të kenë në dispozicion opsionin me tre rreshta të ulëseve, pavarësisht që i fundit është dedikuar enkas për personat me gjatësi prej 165 centimetra apo më mirë thënë për fëmijë.

Kapaciteti i bagazhit varion nga 495-1.710 litra, varësisht nga konfiguracioni, qoftë ai me pesë apo shtatë ulëse.

Varianti që do të jetë i disponueshëm për të gjithë në Evropë, EQB 300 i ka 224 kuaj-fuqi. E ata që dëshirojnë diçka më të fuqishme, në dispozicion do ta kenë EQB 350 me 292 kuaj-fuqi.

Kapaciteti i baterisë është 66,5 kWh, e autonomia e projektuar në vozitje është deri në 420 kilometra (WLTP).

Ndryshe, të dy modelet kanë nga dy motorë elektrik dhe bëjnë tërheqje me të katër rrotat, e më vonë planifikohet edhe versioni me më pak fuqi dhe me vetëm një motor.

Mercedes ka bërë të ditur se versioni më fuqi më të vogël motorike, shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për 8 sekonda, derisa për EQB 350 nuk është bërë fare i ditur.

Shpejtësia maksimale e dy variante është kufizuar në 160 kilometra në orë. EQB do të jetë i disponueshëm në auto-sallone nga fillimi i vitit të ardhshëm, kur edhe do të bëhet i ditur çmimi i këtyre mjeteve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...