Mercedes po teston makinën e saj AMG GT 73 me 800 kuaj fuqi

PUBLIKUAR

Një makinë e re nga Mercedes u kap në pistën më të famshme gjermane.

Pasi Porsche Panamera Turbo S mori titullin e sedanit më të shpejtë premium, në Mercedes, puna është në aktivitet e sipër për një kundërpërgjigje.

Dhe ai do të jetë jashtëzakonisht brutal. Emri i tij është AMG GT 73 dhe qëndron mbi GT 63 i cili me përbindëshin V8 kap 100 km/orë në 3.2 sekonda, transmeton Telegrafi.

Kjo është një makinë hibride, e cila do të ndërthurë shërbimet më të mira të AMG-së.

Makina ka një motor 4.0 V8, i cili zhvillon mbi 800 kuaj fuqi.

Por deri më tani dihet pak për këtë veturë.

Gjithsesi ajo pritet të arrijë 100 km/orë në më pak se 3 sekonda pa ndonjë problem, dhe shpejtësia e saj maksimale pritet të jetë gati 350 km/orë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...