Mercedes po punon në një makinë të vogël elektrike, për të konkurruar me modelet nga Tesla (Foto)

PUBLIKUAR

Do të prodhohet në punëtorinë Humbach në Francë, si pjesë e projektit prej 500 milionë eurove

Gjatë vitit të kaluar në Frankfurt Auto Show, Mercedes-Benz ka prezantuar konceptin e EQ A, si pjesë e makinave të reja elektrike, transmeton Telegrafi. Derisa Tesla po ka probleme me prodhimin e Model 3, Mercedes po planifikon t’i ndërtoje dhjetë EV deri më 2022, nga brendi EQ. Prodhuesi gjerman, ka bërë të ditur së fundmi, se një prej tyre do të jetë makinë e vogël, që do të prodhohet në Humbach të Francës, krahas makinave elektrike Smart.

Ende nuk është specifikuar se cila makinë do të prodhohet e para, por mendohet të jetë pikërisht koncepti EQ A. Do të ndërtohet si pjesë e projektit prej 500 milionë eurove, investim që përfshinë krijimin e punëtorive të reja në Francë, sistemin për pjesën e jashtme të trupit dhe formësime të ndryshme, që do t’i shohim te modelet e reja. E tëra që dihet, është se gjithçka do të fillojë shpejtë, pas asnjë lajm  shtesë.

“Para 20 vitesh, kemi filluar me një projektin provues frëng-gjerman në Humbach, duke prodhuar makinat e vogla Smart”, ka thënë Dieter Zetsche, që është një prej drejtuesve në Mercedes.

“Tani po e bëjmë hapin tjetër dhe për 100 vjet të historisë së Mercedes, po e sjellim prodhimin këtu në Francë. Me një kompakt EQ, do ta vazhdojmë iniciativën për elektrifikim”, ka thënë Zetsche.

Kjo makinë që lëvizë 400 kilometra me një mbushje, do të jetë e vogël, familjare dhe sportive, i përket brendit EQ dhe lansohet brenda dy vitesh. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...