Mercedes patenton emrin O-Class, e siguron për një makinë të re (Foto)

PUBLIKUAR

Aplikimi për patentën e re, tregon për ndonjë makine të re që mund të vijë

Prodhuesi gjerman Mercedes, ka përdorur shumë emra dhe frazë që t’i emëroj modelet e reja, por duket se i kanë mbetur edhe disa shkronja pa i shfrytëzuar, transmeton Telegrafi.

Raporti i fundit, tregon se e ka patentuar një emër të ri, të cilin sigurisht do ta përdorë për një makinë të re.

AutoGuide raporton se Mercedes e ka patentuar emrin O-Class, si dhe derivate tjera që vijnë me të si O 120, O 140, O180 dhe O 200. Sipas të gjitha gjasave, këto emra do ta mbajë ndonjë furgon apo autobus.

Këto spekulime, janë bazuat te emërimi i autobusit Citaro si O530, apo përdorimet e mëparshme si O319 dhe O405.

Patenta nuk zbulon më shumë, vetëm se emri është siguruar për makinë motorike dhe motor për makinë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...