Mercedes njofton T-Class, një furgon i ri dhe kompakt për qytetin

PUBLIKUAR

Në Mercedes, T-Class është përshkruar si “një furgon kompakt i qytetit për familjet, dashamirët e pushimeve dhe ata të punës”.

Ky model, siç thonë në Mercedes, është përshtatur me nevojat e familjeve, ndërsa në të njëjtën kohë do të jetë i përshtatshëm për adhuruesit e pushimeve, transmeton Telegrafi.

 

Modeli i ri do të jetë gjithashtu rezultat i një bashkëpunimi me Grupin Renault-Nissan-Mitsubishi, dhe automjetet nga kjo familje do të shiten nën Mercedes Citan dhe Mercedes T-Class (versioni i pasagjerëve i përqendruar në persona privatë).

Në gamën e prodhuesit gjerman, Mercedes T-Class pozicionohet poshtë modeleve të V-Class, të cilat mbulojnë segmentin e furgonëve të mesëm, dhe do të arrijnë në salla ekspozite në vitin 2022.

Përveç sistemeve të shtytjes konvencionale, do të ketë një version plotësisht elektrik

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...