Mercedes me furgonin elektrik EQV

PUBLIKUAR

Këtë makinë, Tesla nuk e ka

Në fillim të vitit, Mercedes e kishte prezantuar në Geneva Motor Show, konceptin e furgonit elektrik EQV, ndërsa pak para fillimit të Frankfurt Auto Show, e ka shfaqur në tërësi se si do të duket, transmeton Telegrafi.

Pas eVito dhe eSprinter, ky është i pari furgon elektrik i dedikuar për nevoja private dhe komerciale.

“Kombinon makinën që emetimin e gazrave e ka zero, ka shkathtësi dhe ofron lëvizje të përshtatshme, ndërsa dizajni saj është autentik” është thënë lidhur me këtë furgon.

I pajisur me motorin 90 kWh që prodhon 201 kuaj fuqi, shpejtësia maksimale e EQV arrin deri në 150 kilometra në orë. Brenda 45 minutave, do të mbushet 80 për qind e baterisë, derisa kur të jetë mbushur 100 për qind, arrin autonomi deri në 400 kilometra.

Deri në tetë persona mund të qëndrojnë me shumë komoditet në Mercedes EQV, i cili që tani duket se është një furgon shumë i mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...