Mercedes-Maybah lëviz me lehtësi edhe nëpër xhungël (Video)

PUBLIKUAR

Me modelin G650 Landaulet, kompania gjermane Mercedes ka treguar se mund të bëjë një veturë edhe për xhungël.

Në videon e postuar më poshtë, shihet makina nga njësia Maybah që ia del të tejkalojë të gjitha shtigjet e një vendi të mbushur me gurë, baltë dhe trungje pemësh, transmeton Telegrafi.

Rrotat e mëdha dhe struktura e ngritur, si dhe qëndrueshmëria e lartë, bëjnë që ky Maybah luksoz ta ketë shumë të lehtë të tejkalojë çdo sfidë.

Tavani me mundësi të hapjes, enterieri i punuar me kujdes dhe teknologjia e lartë, bëjnë që shoferi dhe udhëtarët të përjetojnë vozitje të përkryer. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...