Mercedes-Benz Vision EQS është makina elektrike që u prit për një kohë të gjatë

PUBLIKUAR

Në prodhimtarinë e makinave elektrike, Mercedes hyri me EQC që është një SUV me përmasa të mesme, derisa vazhdoi më furgonin EQV, transmeton Telegrafi. Por, çfarë pritej nga kjo linjë prodhimi ishte një veturë e zakonshme.

Këtë edhe e solli Mercedes-Benz në Frankfurt Motor Show, të quajtur Vision EQS dhe në momentin që u pa, iu pëlqeu të gjithëve. Si një makinë që u prit gjatë, duket sikur të jetë modeli S-Class i kthyer të lëvizë në sistem elektrik.

Duket sikur ka shënjestër të zgjidhë sfidat e makinave moderne, si qëndrueshmëria dhe siguria, derisa tregon dizajnin në të cilin Mercedes mbështetet në të ardhmen.

Para disa ditësh, Mercedes tregoi pjesën e përparme të kësaj makine, por jo edhe dritat, ndërsa tani që i ka shfaqur, shihet se është një gjuhë e re dizajnuese.

Meqenëse nuk ka grill, përpara janë vënë 229 drita individuale, që japin pamje të mahnitshme në mbrëmje, derisa pjesa e prapme ndriçohet nga 188 drita LED në formë yjesh.

Kapaciteti prej 350 kW, i mundëson që 80 për qind të baterisë ta mbushë për 20 minuta, ndërsa ka autonomi deri në 700 kilometra. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...