Mercedes Benz: ‘S-Class’-i do ndërtohet nga njerëzit, jo nga robotët

PUBLIKUAR

Të gjithë kemi dëgjuar historitë se robotët po na marrin punët, dhe të gjithë njerëzit do zëvendësohen me robotë.

Por gjiganti gjerman ka një ide tjetër. Mercedes Benz po zëvendëson makineritë teknologjike me njerëz.

Arsyeja? Sepse robotët nuk kryejnë dot sofistikimin e njerëzve, sidomos atë sofistikim që përmbajnë veturat S Class.

Cilat janë këto sofistikime? Ato janë nga më të shumtat, por më elementarja është mekanizmi i mbajtjeve të gotave, përcjell TechSot.Al.

“Robotët nuk mund të kryejnë dot individualizmin dhe variacionet që ne kemi sot”, ka thënë kreu i prodhimit, Markus Schaefer. “Duke i zëvendësuar ata me njerëz, ne kursejmë para, dhe në të njëjtën kohë sigurojmë vendin e punës për njerëzit”.

Kjo lëvizje nga Benz vjen kur shumica e kompanive, dhe madje vetë Benz, kanë vendosur të automatizojnë procesin e prodhimit të makinave, duke shuar shumë vende pune për njerëzit.

Por Mercedesi nuk do i zëvendësojë të gjithë robotët. Makineritë teknologjike do të punojnë përkrah njerëzve.

Sipas TechSot.Al, Audi dhe BMW janë duke konsideruar të njëjtën gjë në fabrikat e tyre. /TechSot.Al/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...