Mercedes-Benz me një kërcënim për Rolls Royce dhe Bentley! (Foto)

PUBLIKUAR

Duket se Mercedes-Benz është gati të lansojë kupenë e vet ultra-luksoze, që ka një gjatësi më të madhe se çdo model i prodhuar ndonjëherë.

Prodhuesi i veturave ka postuar në llogarinë në Twitter një fotografi, ku shihet silueta e kuqe e makinës, ndërsa në sfond është prapavija e zezë, transmeton Telegrafi.

“Gati gjashtë metra të formës më të lartë të luksit”, thuhet në postimin e bërë në rrjetin social, ku nuk jepet asnjë detaj tjetër.

Mercedes Benz kercenon Rolls Royce dhe Bentley me kupene e gjate gjashte metra foto 2

Njohësit e makinave thonë se kjo veturë do të jetë një kërcënim direkt për Rolls Royse dhe Bentely, që deri më tani kanë kupetë me të cilat mund të krenohen.

Por, kompania gjermane nuk ia ka dalë deri më tani që të ketë një model me dy dyer, i cili është i nivelit të atyre që janë në treg. Duke marrë parasysh kualitetin dhe fortësinë që kanë veturat nga Mercedes, mendohet se kjo kupe gjigante do të jetë V12.

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...